SHIJAK – “I mbijetuari” i një atentati të ndodhur të shtunën më 16 prill, Orland Paplekaj, ka rrëfyer për ABC të gjithë të vërtetat e tij.
Sipas asaj që rrëfen babai i dy fëmijëve, ka dyshime të forta se personat që e qëlluan nuk kanë pasur atë në “shënjestër”, por një person tjetër, që kishte kaluar pranë Orlandit.
“Në momentin që u bë atentati, kamionçina, ka qenë e ndaluar. Isha duke komunikuar me disa persona që ndodheshin aty pranë. Në këtë moment ka kaluar pranë nesh një person tjetër dhe në këtë moment u qëllua me armë.” ka thënë Orland për ABC.
https://youtu.be/XmmIFX0ZNSM
Sipas tij, dyshon se atentati nuk është kryer kundër tij, por kundër personit “misterioz” që u kaloi pranë.
“Unë personalisht, mendoj se atentati mund të ketë qenë ndaj atij, personit tjetër.” Ka shtuar Paplekaj.
Së fundit, ai punonte si shpërndarës i bombolave të gazit dhe atentati iu bë pikërisht teksa ai ishte gjatë orës së punës. Megjithatë, policia nuk përjashton edhe pistën e inskenimit, pasi kamionçina e tij nuk u prek nga asnjë plumb. Por këtë e hedh poshtë Orland, i cili shprehet se nuk ka synim të fitojë azil. Po ashtu ai hedh poshtë edhe lidhjet që mund të jetë bërë për shkak të profesionin e të atit si polic.
https://youtu.be/iVrDxtuonTA
“Nuk ka asnjë inskenim, për azil. Jam me letra të huaja. As nuk është e vërtetë që ngjarja mund të ketë lidhje më punën e tim ati, që është polic, apo me punën time si roje sigurie. Deklarata ime në polici i qëndroj faktit që nuk e kam idenë se kush është motivi i këtij atentati. Policia më pyeti dhe për personin tjetër që ndodhej aty pranë, dhe unë nuk e njihja” është shprehu Orland Paplekaj.
Referuar informacioneve të raportuara më herët, babai i dy fëmijëve, u qëllua nga një makinë “Golf” në lëvizje, që pas të shtënave u largua përmes një rruge të ngushtë, me dalje në autostradën Tiranë-Durrës. /abcnews.al/