Një burrë është shpallur fajtor për përndjekjen e tenistes numër një britanike Emma Raducanu

schedule03:53 - 30 Janar, 2022

schedule 03:53 - 30 Janar, 2022

Një burrë 35 vjeçar është shpallur fajtor për përndjekjen e tenistes numër një britanike Emma Raducanu. Amrit Magar nga Edgware u shpall fajtor në Gjykatën e Magjistraturës në Bromley të premten dhe do t’i jepet dënimi në një datë të mëvonshme. Magar u kap në pamjet e kamerës së derës së shtëpisë së lojtares 19 vjeçare në jug të Londrës, ku ajo jeton me prindërit e saj, duke lënë shënime dhe letra.

Në një deklaratë në gjykatë, të raportuar nga “Daily Mail”, Raducanu tha se tani kishte frikë të dilte vetëm. “Që kur ka ndodhur e gjithë kjo, jam ndjerë e zvarritur. Ndihem shumë e frikësuar nëse dal, veçanërisht nëse jam vetëm,” i tha ajo policisë në një deklaratë.

Magar vizitoi shtëpinë e Raducanu disa herë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar raporton “BBC”. Në një rast, ish-shoferi i dërgesës së Amazon la një hartë të vizatuar me dorë për t’i treguar tenistes se ai kishte ecur 23 milje nga shtëpia e tij në veriperëndim të Londrës për të arritur tek ajo. Ai i ka lënë edhe një shënim ku shkruhej “ti e meriton dashurinë”.

Raducanu, kampionia në fuqi e US Open, u shpall Personaliteti Sportiv i Vitit nga “BBC” në dhjetor. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!