Një burim i jashtëzakonshëm proteinash, 5 gjëra që duhet të dini për vezët

schedule18:55 - 12 Gusht, 2022

schedule 18:55 - 12 Gusht, 2022

Vezët janë një ushqim që mund të konsumohen në çdo vakt të ditës: mëngjes, mesditë, natë. Duke qenë kaq të konsumuara, atëherë duhet të dini disa detaje të rëndësishme, për këtë produkt që lehtësisht bëhet pjesë e shumë gatimeve të tjera.

1. Si e dallojmë një vezë të freskët?

Në dy mënyra:

Pas thyerjes: E bardha e një veze shumë të freskët (deri në 9 ditë) do të jetë e fortë dhe nuk do të përhapet fare në pjatë. Edhe e bardha e vezës së freskët 10 – 28 ditëshe do të jetë mjaft e fortë, por do të përhapet disi në pjatë. E bardha e vezës së ndjenjur do të rrjedhë plotësisht dhe do të përhapet shumë në pjatë.

Pa e thyer: Zhyteni në një gotë me ujë. Veza shumë e freskët (deri në 9 ditë) do të zhytet në fund të gotës horizontalisht. Kjo ndodh sepse dhoma e ajrit është ende shumë e vogël dhe veza nuk përmban pothuajse aspak ajër. Veza 10 – 28 ditëshe gjithashtu do të zhytet në fund të gotës, por do të qëndrojë drejt në një kënd. E vjetra do të qëndrojë plotësisht në këmbë.

2. Cili është ndryshimi midis vezës “një ditëshe” dhe asaj “të freskët”?

Ligji i konsideron vezët që janë në raft nga 1 deri në 4 ditë pas datës së prodhimit të tyre si ekstra të freskëta ose njëditore, dhe vezët që janë në raft deri në 28 ditë pas prodhimit të tyre konsiderohen të freskëta.

3.  Çfarë përmban një vezë e mesme 55 g:

6 gram proteina

1 gram karbohidrate

4 – 5 gram yndyrë (nga të cilat 2 gram mono të pangopura), 0 – 5 gram yndyrë të pangopura dhe 1 – 5 gram yndyrë të ngopur

213 mg kolesterol

4. Sa kalori ka një vezë?

Vezë e plotë, e zier, 55 g. 92 kcal

Omëletë me vezë me 1/2 lugë lugë vaj, porcioni 55 g. rreth 160 kcal

Omëletë me vezë me 1 lugë vaj, porcioni 55 g. 227 kcal

5. Cilët janë përbërësit e saj të dobishëm?

Është një burim i rëndësishëm proteinash që përmbajnë të 9 aminoacidet thelbësore, ato që trupi nuk mund t’i sintetizojë vetë dhe duhet t’i marrë nga ushqime të ndryshme.

Vitamina A, vitamina D, folate, vitamina B, selen, hekur dhe kolinë. Përmbajtja relativisht e lartë e vitaminës D në vezë është e jashtëzakonshme, pasi pak ushqime njihen si burime të mira të vitaminës.

Karotenoidet, luteina dhe zeaxanthin. Ato gjenden në sasi të mëdha në të verdhën e vezës dhe besohet se ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të degjenerimit makular të lidhur me moshën, një shkak kryesor i verbërisë tek të moshuarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!