Një brazilian në vend të Hakimit, Interi nis bisedimet me klubin spanjoll

schedule14:40 - 29 Maj, 2021

schedule 14:40 - 29 Maj, 2021

Achraf Hakimi është shumë afër transferimit te PSG. Klubi francez ka gjetur akordin me 22-vjeçarin maroken dhe po punon për të bindur drejtuesit e Interit, që duan 80 milion euro për ta lënë të lirë “raketën” e krahut të djathtë.

Kampionët e Italisë nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Zikaltrit kanë piketuar Emerson Royal sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio.

22-vjeçari brazilian është pjesë e Barcelonës, por në dy sezonet e fundit ka luajtur i huazuar te Real Betis. Interi e pëlqen shumë lojtarin latin, i cili mund të zbarkojë nën urdhrat e Simone Inzaghit për shumën e 20-25 milion eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!