“Një biletë për në hënë”, miliarderi japonez kërkon një shoqëruese për udhëtimin e tij

schedule12:17 - 13 Janar, 2020

schedule 12:17 - 13 Janar, 2020

Jusaku Maezaua, miliarderi 44 vjeçar japonez i cili ka krijuar pasurinë e tij falë platformës për blerjet on line Zozo, është sërish në qendër të vëmendjes.

Vetëm disa ditë më parë ai deklaroi se do të dhuronte 8 milion dollarë për një mijë persona mes atyre që do të ripostonin një mesazh të tijin në rrjetet sociale.

Tashmë ai ka hapur garën në kërkim të shpirtit binjak që do e shoqëronte në udhëtimin për në Hënë në vitin 2023.

44 vjeçari ka prenotuar dy vende të disponueshme për udhëtimin e organizuar nga Space X i Elon Musk që do të çojë për herë të parë, në mënyrë private, njerëz në hënë. Ndarja me  të fejuarën e tij, një aktore japoneze 27 vjeç, ka lënë një vend të lirë.

Por miliarderi nuk i ka humbur shpresat, dhe për të mos përballuar i vetëm aventurën në hapësirë, ka shpallur hapjen e një konkursi i cili do të dokumentohet, në kërkim të një shoqërueseje për udhëtimin në hënë.

Kriteret për të fituar këtë konkurs janë të thjeshta, dhe të publikuara on line: vajza duhet të jetë beqare, të jetë mbi 20 vjeç, me personalitet të fortë, pozitive, e gatshme për t’u përballur me udhëtimin në hapësirë dhe të dëshirojë paqen në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!