Një bamirës si futbollisti Antonio Candreva

schedule13:08 - 9 Prill, 2019

schedule 13:08 - 9 Prill, 2019

Mediat italiane shkruanin një ditë më parë se si një fëmijë jo-italian, por që frekuentonte shkollën në Verona, nuk mund të hante në mensë, pasi prindërit nuk mund të paguanin. Pas publikimit të lajmit futbollisti i Inter, Antonio Candreva ka vendosur të paguajë kuotën e vogëlushes.

Futbollisti i Inter, në serinë A, Antonio Candreva, ka vendosur të ndërhyjë për të ndihmuar vogëlushen, e cila detyrohej të hante biskota me peshk ton në shkollë. Kjo pasi prindërit e saj nuk mund të paguanin dot kuotën që duhej për mensën e shkollës.

Futbollisti bisedoi me kryebashkiakun e Veronës, Andrea Girardi, për të mësuar detajet e situatës. Më pas ai deklaroi se do të paguante kuotën e mensës për vogëlushen e cila frekuenton filloren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!