Një ballkanas dominon NBA-në, parakalon legjendat e basketbollit!

schedule08:14 - 6 Nëntor, 2019

schedule 08:14 - 6 Nëntor, 2019

Luka Doncic synon rekordet e LeBron James dhe Magic Johnson. Ylli slloven shkëlqen në NBA!

Për dy ndeshje radhazi ishte i paarritshëm. Në një duel me “Mbretin” Lebron Xhejms, ylli ballkanas i NBA-së nuk doli i turpëruar, duke realizuar Triple-Double e dytë. Luka Donçiç udhëhoqi Dallasin në fitoren e thellë ndaj Cleveland, 131-111.

Slloveni 21-vjeçar është bërë lajm në basketbollin amerikan, sepse është më i riu që arrin në 11 Tirple-Double në karrierë, duke thyer rekordin e legjendës Magic Johnson, që kishte arritur deri në 7.

Jo vetëm kaq, por Donçiç u bë më i riu lojtar në NBA që realizon dy Triple-Double radhazi, me të paktën 25 pikë të shënuara. Edhe në këtë rast, ai theu rekordin e Magic Johnson.

Për më tepër, numri 77 i Dallasit, u bë i pari basketbollist në historinë e basketbollit të Shteteve të Bashkuara, që arrin dy Triple-Double radhazi, me të paktën 29 pikë, 13 topa në tabelë e 15 asiste.

Tashmë, analistët po bëjnë krahasime me LeBron James dhe po pyesin nëse djaloshi nga Europa mund të bëhet më i madhi i NBA-së, edhe më i madh sesa legjendat Michael Jordan apo LeBron James.

Natyrisht, është ende shumë shpejt, pasi Jordan dhe LeBron kanë dalë disa herë kampionë, si dhe kanë shkëlqyer për gati 15 vjet, veçse për Doncic mund të përdoret shprehja e urtë: “Fillimi I mirë, gjysma e punës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!