Një avokat i përfshirë, prokuroria e Selanikut nis hetimet për trafik fëmijësh pas vrasjes në Tiranë

schedule15:37 - 7 Janar, 2021

schedule 15:37 - 7 Janar, 2021

Vrasja e dyfishtë pak ditë më parë në Tiranë ka bërë që Prokuroria e Selanikut të nisë hetimet për trafik fëmijësh në Greqi.

Gjithçka nisi pas deklaratave në publik në të afërmve të motrave Zhaneta dhe Kristina Metani, të cilat u vranë nga Përparim Ademi në shtëpinë e tyre, raporton abcnews.al.

Sipas të afërmve, Ademi kishte shitur të paktën 10 fëmijë të motrave Metani në Greqi.

Lexo edhe: “Ademi e kërcënoi një ditë para dhe e çoi në hotel”: Dëshmia tronditëse e djalit të Zhaneta Metanit

Mediat greke raportojnë se prokuroria dyshon paraprakisht se në skemën e trafikut të fëmijëve është përfshirë një avokat.

“Gjithçka nisi pas akuzave të të afërmve të viktimave në Shqipëri. Kryeprokurori i Selanikut Panagiotis Panagiotopulos urdhëroi nisjen e hetimit për këtë çështje për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me procedura birësimi të jashtëligjshme”, shkruan Protothema.

Dy motrat u vranë mesditën e 31 dhjetorit nga Përparim Ademi me automatik brenda shtëpisë së tyre në periferi të Tiranës. Pas ekzekutimit të dy motrave, Ademi u kap nga policia, ndërsa tha para bluve se ishte duke shkuar të dorëzohej.

Lexo edhe: Flet motra e Zhanetës dhe Kristinës: Përparimi i ka detyruar të lindin dhe shesin fëmijët

Në daljet e tyre në media, të afërmit e motrave të vrara deklaruan se Ademi i shfrytëzonte ato për prostitucion, ndërsa gjatë viteve të fundit kishin lindur 10 fëmijë, të cilët ishin shitur në Greqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!