Një avion boeing 737 del nga pista dhe përfundon në lumë në Florida

schedule13:20 - 4 Maj, 2019

schedule 13:20 - 4 Maj, 2019

 

Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, por vetëm disa të plagosur lehtë, nga aksidenti në Florida, ku një avion ka përfunduar në lumë. Piloti humbi kontrollin teksa po përpiqej të ulej në pistë në kohë stuhie.

Një avion Boing 7373 përfundoi jashtë piste në XheksonVill, në Florida. Pasagjerët dhe ekuipazhi, sipas autoriteteve dhe mediave amerikane, janë të gjithë në gjendje të mirë pavarësisht se avioni  përfundoi në lumë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e të shtunës kur avioni u përpoq të ulej në pistë gjatë një stuhie, me reshje të dendura dhe erëra të forta. Për momentin numërohen 20 të plagosur lehtë

Zjarrfikësit dhe ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar personat që ndodheshin në bord por dhe për të shmangur derdhjen e karburantit të avionit në ujin e lumit.

Në bordin e avionit ndodheshin 142 pasagjerë. Boeing 737 vinte nga Guantanamo, Kubë.

Bëhet fjalë për një avion ushtarak dhe në bord me shumë mundësi ka qenë ushtarë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!