Është rikthyer për herë të 11-të, Eden Hazard është tashmë i shëruar dhe nën kontrollin mjekësor të Belgjikës, ndërsa Real Madrid beson se kjo është hera e duhur. Dhe me një 0-0 në shtëpi kundër Betis, që arriti të marrë pikën me disa manovra në fushë, ai i lë vend vetes për të tërhequr vlerësime.
Real Madrid mendon ende se dhe pse hera e 11-të kjo të jetë e duhura me Eden Hazard. “E pamë që shkëlqente, energjik”. Zidane tashmë ka kyçur në dollap frazat e kujdesshme për belgun dhe dhuron optimizëm: “Ndjesitë janë të mira dhe ai nuk ka më asnjë siklet”. Një rimëkëmbje disi në tym por që jep shpresë.
Me Hazard, ajo që bie në sy është e rëndësishme kur duket ajo që nuk është, pra ndjesitë e brendshme. Deri tani nuk i ka dhënë liri vetes, nuk ka luajtur më. Klubi dhe Zidane i kanë dhënë dritën e gjelbër për të rimarrë veten në liri të plotë dhe në duart e stafit mjekësor të ekipit kombëtar belg. Me Hazard bëhej fjalë përvec plagëve, të mjekohej dhe frika e tij.
Pas shërimit të muskulit, ishin 12 seancat me grupin dhe dy të veçanta. Por një gjë është stërvitja, ku lojtari i Realit është i mbrojtur, dhe një gjë tjetër është bari i rrezikshëm, shiu dhe këmbët e lojtarëve të Betis. Ai hyri në lojë 15 minuta para përfundimit, kërkoi topin aty ku dhimbte – dha 11 nga 12 pasimet e tij në fushën e Betis – dhe krijoi një shigjetë drejtuese me Benzema ku pa më në fund Claudio Bravo në një kënd.
Hazard la të kuptojë se mendja e tij po shërohet ende. Ishte një gjuajtje e qartë, e llojit që dhe ai vetë pëlqen, por preferoi t’ia kalonte topin Vinicius. Ata që ishin në fushë – jo vetëm brenda saj – dhanë diagnozën: “Është e qartë se nuk ka ende besim, sepse që nga ajo pikë ai ka shënuar shumë gola”, analizoi Pichi Alonso në “La Casa del Fútbol”. Dhe Álvaro Benito, në Carrusel, ishte i turbullt (“Kishte një mundësi, por…”) dhe as ata që e panë në fushë, mes tyre ThibautCourtois, nuk e kanë të qartë se çfarë bluan në mendje Eden. “Më erdhi keq që nuk u përpoq, ndonjëherë duhet të jesh më egoist”, pranoi portieri belg.
I thatë….në momentin më vendimtar…..
Për Zidane, të shohë këtë Hazard është si të shohësh gotën gjysëm plot. “DO të përfitojmë nga fakti se është rikthyer”. Martín Vázquez, në televizion, shkoi më tej: “Mendoj se u trengua i ngadaltë në rishfaqjen e tij në fushë, pasi Hazard mund të jetë një futbollist thelbësor në finale”. Në një Madrid më pak kërcënues dhe me një Chelse që është një kockë e fortë, Hazard sjell helmin.
Zizou, i etur për gola nga skuadra e tij, pavarësisht lavdërimeve të vazhdueshme të disiplinës mbrojtëse të ekipit, ka arsye të jetë skeptik, sepse ‘pothuajse’ dy sezonet e Hazard tek Madird janë një anomali në karrierën e tij. 4 golat e tij si futbollist i Real Madrid nuk reflektojnë fuqinë e tij, përballë 21 golave në fushatën e fundit në Stamford Bridge, të kurorëzuara në ndeshjen e fundit me Chelsea, me dy gola në finalen e Europa League. Dy sezonet e mëparshme u mbyllën me 17 gola secila. Për momentin kundër Chelsea (dueli i parë gjysmëfinal i Champions League), do të ketë një motivim më shumë. Të martën, Eden Hazard i bashkohet betejës. /abcnews.al