Një anije kozmike aliene? Objekti qiellor që po çudit shkencëtarët

schedule11:15 - 21 Janar, 2021

schedule 11:15 - 21 Janar, 2021

Fizikani i Harvardit Avi Loeb nuk i frikësohet aspak idesë së tij se “vizitori i panjohur” i Tokës në 2017 është një objekt jashtëtokësor dhe për këtë do të botojë një libër për të mbrojtur pretendimin e tij duke dhënë edhe më tepër detaje, raporton Daily Mail

Libri, i titulluar ‘Jashtëtokësorë: Shenja e Parë e Jetës Inteligjente Përtej Tokës’, argumenton se “Oumuamu” nuk është një kometë apo asteroid, por një velë e lehtë – një metodë për shtyrjen e anijes.

 

E njëjta gjë ndodhi edhe vitin e kaluar ku një objekt qiellor që dyshohej si asteroid ishte në fakt një raketë.

Oumuamua u zbulua në tetor 2017 nga një teleskop në Hawai. Shkëmbi me nuancë të kuqe vlerësohet të jetë i gjatë 1.300 metra dhe ka një diferencë nga Toka dhe Dielli me më shumë se 26 kilometra. Në kohën e zbulimit, pati reagime të shumta nga shkencëtarët pasi mendohej se objekti ishte në të vërtetë një pjesë e teknologjisë e përdorur për studime nga të huajt.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar atë të botojë një libër të ri më 26 janar me detaje që mbështesin pretendimin se Oumuamua ishte një velë e lehtë e dritës. Oumuamu u vëzhgua për herë të parë kur rrezet e diellit të pasqyruara nga sipërfaqja ndryshonin me një faktor 10, që nënkupton se ka një gjeometri ekstreme.

 

Oumuamu erdhi me shpejtësi në Sistemin Diellor, i cili menjëherë shkaktoi reagime se mund të ishte një kometë. Loeb përshkruan edhe një objekt tjetër që ka zbuluar në hapësirë vitin e kaluar që kishte të njëjtën lëvizje. Ai u quajt 2020-SO dhe shkencëtarët fillimisht menduan se ishte një asteroid.

Shkencëtarët vunë re se ky objekt i çuditshëm dhe misterioz u zhvendos më afër Tokës gjatë muajve. Mënyra e vetme për të zbuluar origjinën e Oumuamua është duke pasur një imazh të tij, por objekti tashmë është shumë larg./abcnews.al