Një anëtar i familjes pozitiv me Covid-19, karantinohet Ministri rus i Shëndetësisë

schedule15:17 - 22 Tetor, 2020

schedule 15:17 - 22 Tetor, 2020

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Muraska është future në karantinë, pasi një anëtar i familjes së tij është testuar pozitiv për koronavirusin , tha këshilltari i tij, Aleksei Kuznetsov.

Këshilltari shtoi se “vetë ministri po ndihet mirë” dhe se “vendimi për vetë-izolimin e tij u mor me qëllim që të mbroheshin bashkëpunëtorët e ministrisë”.

Ministria e Shëndetësisë do të përfaqësohet në ngjarjet publike nga zëvendësi i saj i parë, Igor Kagramanian.