Një 47-vjeçar gjendet i vetëvarur në afërsi të banesës në Librazhd

schedule21:00 - 29 Gusht, 2020

schedule 21:00 - 29 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Librazhd.

Një 47-vjeçar është gjetur i vetëvarur në pemë pranë banesës së tij.

‘’Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.’’, informon policia.

Nga hetimi paraprak dhe deklaratat e familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se më herët ka tentuar të vetëhelmohet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!