Një 45-vjeçar në Elbasan kërcënon banorët, qëllon në ajër me kallashnikov

schedule16:07 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 16:07 - 24 Dhjetor, 2020

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar i identifikuar si Josif Kavaja në fshatin Zavalinë të Elbasanit ka qëlluar me kallashnikov në ajër pasditen e sotme. Burime bëjnë me dije për ABC se 45-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë po vazhdon të kërcënojë banorët e zonës duke qëlluar në ajër vazhdimisht.

Banorët kanë njoftuar policinë por për shkak të terrenit të vështirë malor, një pjesë e tyre e kanë të pamundur ndërhyrjen e menjëhershme në zonë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Uniformat blu i kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë që të mos rrezikojnë jetën. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!