Një 37 vjeçare zgjohet pas 10 muajsh nga koma, fjala e parë që përmend është “nënë”

schedule09:11 - 8 Qershor, 2021

schedule 09:11 - 8 Qershor, 2021

Një 37 vjeçare është zgjuar pas 10 muajsh në koma dhe fjala e parë që ajo ka thënë është “nënë”.  Cristina Rosi nga Austria në korrik të vitit të kaluar kishte rënë në koma pas një arresti kardiak të pësuar në muajin e shtatë të shtatzanisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nëna e re ka qëndruar në koma në klinikën Zirl, disa kilometra nga Insbruku, ndërkohë shërimin e saj e prisnin me padurim bashkëshorti i saj Gabriele Suçi 42 vjeç, nëna e saj Mirela dhe foshnja që tashmë është 10 muajshë Caterina.

Ajo lindi e parakohshme me një operacion cezarian, ditën kur zemra e Cristina ndaloi së shkaktuari dëmtime neurologjike te të dy. Nëna dhe vajza nuk u përqafuan kurrë me njëri-tjetrin sepse për secilën filloi një rrugë e bërë nga spitalet, terapitë, makineritë e frymëmarrjes dhe të ushqyerit.

Cristina është shtruar në spital për dy muaj në klinikën e specializuar në rehabilitimin neurologjik dhe i nënshtrohet një programi me teknologji robotike.

Ka përmirësime dhe specialistët janë të sigurt, Cristina po reagon me forcë. Testet kanë konstatuar, përkundër seriozitetit të pamjes së përgjithshme klinike, që ajo është e pranishme. Fjala e parë që ajo ka thënë pas disa seancave terapie është nënë duke qenë një ndër ditët më të lumtura për bashkëshortin dhe për nënën e saj.

Mjekët kanë konfirmuar se Cristina ka thënë fjalën “nënë”. Sfida e familjarëve tashmë është që përmes fotografive dhe kujtimeve të rikthejnë në gjendjen ku ishte pas rënies në koma Cristinën.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!