Një 32-vjeçar nga Nigeria sulmoi me sëpatë policët në Itali

schedule11:43 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 11:43 - 16 Dhjetor, 2024

Një 32-vjeçar me origjinë nga Nigeria ka sulmuar me sëpatë policët në orën 6 të mëngjesit të sotëm në një zonë qendrore të Padovës. Burri ka sulmuar një oficer policie dhe kur pas pak ka tentuar të sulmojë kolegun e tij, oficeri i dytë e ka qëlluar në këmbë.

Sipas të dhënave të deritanishme, nuk ka motive terroriste dhe autori mësohet se vuan nga një sëmundje e rëndë mendore. Policia para se të qëllonte ka tentuar të përdorë sprej, si dhe një “tazer”, pa mundur të ndalojë 32-vjeçarin.

Ndërkohë, gjendja e tij shëndetësore nuk shkakton shumë shqetësim. Përveç sëpatës, burri mbante në xhep edhe dy thika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!