Një 30 vjeçare largohet pa gjurmë nga shtëpia, babai kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e saj

schedule12:53 - 20 Korrik, 2023

schedule 12:53 - 20 Korrik, 2023

Një 65 vjeçar ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së tij.

Sipas policisë mësohet se kryefamiljari banues në Valias i Ri, Kamëz, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, 30 vjeçare, e nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendodhjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim 65 vjeçari, banues në Valias i Ri, Kamëz, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!