“Një 21-vjeçar vret”, Denada Toçe: Shqiptarët nuk kanë frikë nga ligji

schedule12:47 - 1 Tetor, 2021

schedule 12:47 - 1 Tetor, 2021

Ngjarja e Lezhës, ku 21-vjeçari Aldi Rama vrau nënkomisarin Saimir Shehu dhe më pas përfundoi edhe vetë me fund tragjik, tronditi opinionin publik.

Psikologia Denada Toçe, në “Abc live” me Juli Xhokaxhi duke komentuar atë që ka ndodhur, thotë se i riu i kishte marrë ato ngjyrime edhe nga dinamikat e jetës. Sipas psikologes përpara se të braktisej në morg, 21-vjeçari është braktisur më herët nga prindërit e tij.

“Jemi në dinamikat e identifikimit social dhe shoqëror. I ka marrë këto ngjyrime edhe me dinamikat e familjes. Është familja biologjike duke qenë se kanë pasur probleme vetë bashkëshortët, dhune në familje. Kemi një braktisje qartazi të fëmijës në fjalë. Përpara se të braktisej në morg ai është braktisur nga prindërit shumë me herët se kaq. Egoizmi është pjesë e mbijetesës. Nuk është se prindërit duan të jenë kështu. Kjo është trashëgimi pjellore. Nëse ai sheh që i ati kërcënon nënë, imagjino çfarë vlere i ka dhënë ky fëmijë jetës,” u shpreh ajo.

Sipas Toçes, shqiptarët nuk kanë frikë nga ligji sepse kanë modele të pandëshkueshmërisë.

“Shqiptarët nuk kanë frikë nga ligji. Nuk kanë edhe besim. Kanë modele mosndëshkueshmërie. Një 21 vjeçar që nuk i bën syri tërr për të vrarë një person. Ne kemi të rinj që nuk kanë frikë nga polici. Kemi forma të qarta mosndëshkueshmërie. Ndodhi para një jave të dënuarit përdhunojnë të njëjtën person. Moskujdesi ndaj ngritjes së sistemeve ne nuk jemi shtet social. Duhet të mbrojmë individin nga ajo që individi bën,” thotë ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!