Një 14 vjeçare vritet aksidentalisht nga policia në SHBA

schedule12:34 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 12:34 - 24 Dhjetor, 2021

Një vajzë 14 vjeçare është vrarë me armë zjarri nga policia e Los Anxheles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adoleshentja ndodhej në një dhomë prove në dyqan veshjeje kur u qëllua, në një moment që policia po shënjestronte një burrë të dyshuar se kishte sulmuar një grua pak momente më parë, shkruajnë mediat e huaja.

I dyshuari ka ndërruar jetë dhe gruaja e sulmuar u transportua në spital. Agjentët e policisë qëlluan ndaj të dyshuarit dhe një nga plumbat arriti deri në dhomën e veshjes në dyqan, ku u gjet vajza e vrarë.

Policia shpjegoi për mediat se kishte reaguar pas sinjalizimit se një grua ishte sulmuar me armë. Kapiteni i policisë së Los Anxheles deklaroi se agjentët qëlluan me armë zjarri kur panë se i dyshuari po sulmonte dhe një person tjetër.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje nëse autori i sulmit kishte njohje me viktimën e tij apo ishte një objektiv i rastësishëm.

/abcnews.al