Një 10-vjeçar mblodhi para për të ndihmuar një foshnjë me paralizë cerebrale

schedule22:28 - 28 Qershor, 2022

schedule 22:28 - 28 Qershor, 2022

Karsoni i vogël ka luftuar me disa probleme shëndetësore që kur lindi para kohe me vëllain e tij binjak, i cili vdiq pas 12-ditësh. Vogëlushi, i cili tashmë është 3 vjeç, para se të lindte është diagnostikuar me një sëmundje të trashëguar nervore, ndërsa vuan edhe nga paraliza cerebrale spastike.

Paraliza cerebrale prek të katër gjymtyrët. Ai ka një karrige me rrota, por përveçse nuk është rehat të qëndrojë në të për një kohë të gjatë, është edhe e rrezikshme pasi ka konvulsione të papritura dhe e kthen trupin mbrapa, thotë nëna e tij.

Zgjidhja ideale për rastin e Carson është një karrige speciale, e cila kushton rreth 1500 euro,  por kompania e sigurimeve nuk i mbulon shpenzimet dhe prindërit e tij nuk kanë mundur ta përballojnë.

Shkurtin e kaluar, pak para ditëlindjes së tretë të djalit të saj, nëna e Carson takoi nënën e Cole 10-vjeçare, e cila madje mori pjesë në ditëlindjen e mikut të tij të ri.

Kur 10-vjeçari mësoi për karrigen që i duhej Carson-it, ai ishte i  gatshëm të mblidhte paratë e nevojshme për ta blerë atë.  Ai organizoi një ankand bamirësie dhe shumë shpejt kishte në dorë shumën që i nevojitej, madje edhe më shumë!

Nëna e Carson tha e emocionuar se është mirënjohëse për 10-vjeçarin, por edhe për të gjithë ata që ndihmuan në mbledhjen e parave. ” Tani ai mund të ulet në karrigen e tij të re pa rrezik, ndjej mirënjohje të vërtetë,” tha ai./abcnews.al