“Niveli në këtë Evropian është shumë i lartë”, Deschamps: Nuk po arrijmë të konkretizojmë aksionet

schedule14:49 - 2 Korrik, 2024

schedule 14:49 - 2 Korrik, 2024

“Gjelat” e Francës, arritën një fitore të madhe, pasditen e së hënës, që sapo lamë pas, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, mundën të siguronin rezultatin 1 me 0, përballë “Djajve të Kuq”, të Belgjikës, duke avancuar kështu për në fazën çerekfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Francezët krijuan një mori rastesh shënimi, për sërish nuk ia arritën të konkretizojnë në më shumë se një rast, mirëpo kjo gjë nuk shqetëson teknikun e tyre, Didier Deschamps, i cili pas ndeshjes u shpreh se niveli i këtij Evropian është shumë i lartë dhe është shumë e vështirë për t’i fituar e dominuar ndeshjet dhe më tej u ndal edhe tek reparti ofensiv i skuadrës së tij, ku tha se pret më shumë nga “bomberi” francez, Marcus Thuram.

“Zhvilluam një ndeshje të nivelit të lartë, në 90-minuta ne krijuam më shumë se Belgjika. Pengu i vetëm është që nuk po konkretizojmë në gol rastet e krijuara, shumë topa përfunduan në tribunë. Por, kualifikimi në çerekfinale është i rëndësishëm për ne, edhe pse tashmë jemi mësuar me të tilla arritje. Mbi Francën ka gjithmonë shumë pritshmëri, por niveli në këtë Europian është shumë i lartë.

Sulmi? Kolo Muani edhe në të kaluarën ka bërë gjëra të rëndësishme dhe unë e vlerësoj shumë. Ka shumë kualitet. Thuram mund të bëjë më mirë, te Inter është rritur shumë, por vazhdon të jetë pak i ndrojtur. Është një pikë referimi për ne në majën e sulmit, kuptohet mirë me Mbappe, por sigurisht që mund të përmirësohet edhe më shumë në këtë aspekt”,- u shpreh Deschamps. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!