Disa trashëgimi botërore dhe qytete të mëdha mund të zhyten nën ujë nëse temperatura e Tokës rritet me 3 gradë Celsius, sipas një studimi të ri nga qendrat për ndryshimin e klimës, shkruan The Washington Post
Ky studim, në bashkëpunim me studiuesit në universitetin Princeton dhe institutin e Potsdamit për ndikimin e klimës, përdori stimulimet e Google Earth për të vizualizuar rritjen e nivelit të detit me 1.5 dhe 3 gradë Celcius.
Analiza nuk mori parasysh përpjekjet e ardhshme të infrastrukturës për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimatike. Studiuesit vunë në dukje gjithashtu se ulja e emetimeve mund të ndikojë në mënyrë drastike në ashpërsinë e parashikimeve të tyre, për të cilat mund të nevojiten shekuj për të arritur në një përfundim të saktë.
Zëvendës redaktorja e motit Kasha Patel shpjegoi se kjo është një ndër arsyet pse rritja e nivelit të detit do të jetë një fokus kryesor në samitin e OKB-së për klimën në Glasgow, Skoci./abcnews.al

