Nitrat apo raketa? Erdogan flet për konspiracionin në Beirut

schedule14:26 - 7 Gusht, 2020

schedule 14:26 - 7 Gusht, 2020

Presidenti i Turqisë, Rexheb Tayyib Erdogan bëri deklarata të forta në lidhje me shpërthimin e pak ditëve më parë në Liban, i cili shkaktoi 135 të vdekur dhe 5 000 të plagosur.

Ndryshe nga sa janë shprehur deri më tani autoritetet lokale libaneze, Erdogan nuk qendroi vetëm tek versioni i nitratit duke përmendur edhe një version tjetër, atë të shpërthimit të raketave të fshehura aty duke theksuar ndërkohë që askush s’duhet të nxitohet në përfundime, shkruan abcnews.al.

“Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara”, tha Erdogan.

A drone picture shows the scene of an explosion that hit the seaport of Beirut, Lebanon, Wednesday, Aug. 5, 2020. A massive explosion rocked Beirut on Tuesday, flattening much of the city’s port, damaging buildings across the capital and sending a giant mushroom cloud into the sky. (AP Photo/Hussein Malla)

Lideri turk është i dyti që i jep krahë konspiracionistëve pas deklaratës së bujshme të Donald Trump, i cili shpërthimin e cilësoi si një “sulm” dhe jo incident. Pas Trump reagoi Departamenti i Mbrojtjes, i cili tha se nuk ka të dhëna të plota nëse kishim të bënim me një sulm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!