Nissan NRV-II, makina e viteve ’80 që i ngjan automjeteve të epokës moderne

schedule14:37 - 12 Korrik, 2021

schedule 14:37 - 12 Korrik, 2021

Prototipët e vjetër të makinave janë një mundësi e mirë për të parë se si kompanitë i parashikojnë modeles e së ardhmes. Një ndër makinat konceptuale të së kaluarës ishte dhe Nissan NRV II, që në thelb ishte një provë eksperimentale e firmës japoneze.

Nissan e prezantoi këtë koncept në vitin 1983, i cili ishte i pajisur me një larmi sistemesh ndihme për shoferin që janë pjesë e makinave moderne sot. Jashtë nuk kishte asgjë të veçantë për sa i përket dizajnit por brendësia ishte shumë futuriste për kohën.

Dizajni i panelit mund të të kujtojë një Nissan Sunny të thjeshtë të viteve ’80, por timoni ka shumë butona për cilësime të ndryshme, siç është volumi i radios. Elementi më mbresëlënës ishte ekrani me prekje në konsolën qendrore, i cili ishte i pajisur me një hartë dhe sensorë të shpejtësisë dhe drejtimit.

Komoditete të tjera mbresëlënëse ishin ndriçuesit që aktivizoheshin automatikisht sipas kohës, por edhe fshirësit automatik të xhamave. Me një motor prej 1.3 litrash, makina lëshonte ​​118 kuaj fuqi – një shifër mbresëlënëse për vitet ’80, por jo shumë e madhe për standardet e sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!