E ardhmja e makinës elektrike sipas Nissan është këtu dhe quhet Ariya. Dizajni është tipari që godet së pari tek Nissan Ariya: linjat vendimtare, elegante dhe thelbësore. Ariya do të vijë në konfigurime të shumta, duke përfshirë një version me dy rrota dhe një konfigurim të motorit elektrik binjak që do të mundësojë performancën e drejtimit të të gjitha rrotave, të cilën Nissan e quan “e-4ORCE”.
Do të ketë gjithashtu dy madhësi të baterive për të zgjedhur – një bateri 63 kWh dhe një 87 kWh. Nissan pretendon se versioni me dy rrota do të jetë në gjendje të arrijë deri në 300 milje diapazon. “E them pa frikë se kjo është ndoshta makina më e përparuar teknologjikisht që Nissan ka bërë në historinë e saj,” tha Zëvendës presidenti i lartë i Nissan, Ivan Espinosa.
Nissan po fuqizon Ariya-n me versionin më të ri të sistemit të përparuar të ndihmës së shoferit të prodhuesit të automjeteve, ProPilot Assist 2.0. ProPilot origjinal ishte një sistem i automatizuar pjesërisht i Nivelit 2, i cili lejonte automjetin të kontrollonte shpejtësinë, distancën nga makinat e tjera dhe mbajtjen e makinës në korsinë e synuar.
Ariya duket shumë më sportive sesa çdo model tjetër i Nissan, falë një qëndrimi të ulët dhe të gjerë. Automjetit i mungojnë shumë vija të mprehta, këndore që shihen në shumë prej automjeteve të prodhuesit japonez, duke zgjedhur një pamje më të butë dhe më familjare. xh.d/abcnews.al