Nisma “Thurje” kallëzon në SPAK aferën për inceneratorët

schedule12:51 - 24 Qershor, 2020

schedule 12:51 - 24 Qershor, 2020

Nisma “Thurje” ka dorëzuar në kallëzim penal për zyrtarët publik dhe personave të tjerë të përfshirë në konçesionet e inceneratorëve. Ajo akuzon qeverinë se është kompromentuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohet inceneratori i Fierit.

“Kallëzim penal për zytarët publik dhe personave të tjerë të përfshirë në konçesionet e inceneratorëve, të cilët mund të kenë konsumuar disa vepra penale të parashikuara në Kodin Penal të RSH.

Bazaligjore: Neni 280 dhe 283 iK.Penal, neni 186,248, 258 dhe 287 teK.Penal, Ligji nr.9754, date 14.06.2007, “Përpërgjegjësinë penale te personave juridike”, thuhet në padinë e siguruar nga ABC News.

Nisma thurje pretendon se gjithë grupi i inceneratorëve në Shqipëri, nga i Tiranës, tek i Elbasanit dhe i Fierit ka lidhje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin të cilët lidhen me kompani të regjistruar jashtë vendit.

“Grupi që sot po administron gjithë veprimtarinë e ndertimit dhe operimit të inceneratorëve me skema të partnertetit publik-privat që eshtë inceneratori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës, lidhen me njëri tjetrin nëpërmjet kompanive të krijuara jashtë vendit.

Në media janë hedhur dyshime se kompania EM Kapital e krijuar në Bullgari është një ndër kompanitë ku Klodjan Zoto dhe Mirel Mërtiri, bashkëjetuesi i pronares së vetme të inceneratorit të Elbasanit Stela Gugalli, lidhen me njëri tjetrin në një partneritet biznesi.

Së fundmi, një ndër partnerët në biznes të Mirel Mërtirit, Ilir Dedja, është shpallur në kërkim nga prokuroria e Zimbabwe dhe nga Interpol në lidhje me një aferë korruptive në shtetin e Zimbabwes që përfshinte Ministrin e Shëndetësise së atij vendi. Ministri i Shëndetësisë së Zimbabwes është arrestuar, ndërsa Ilir Dedja është shpallur në kërkim.

Njëkohësisht, rreth 2 vjetmëparë, KlodjanZoto ka pasur një çështje të hapur nga prokuroria e Zimbabwes për një ofertë të paraqitur në lidhje me ndërtimin e një inceneratori. Procedurat u bllokuan në atë kohë siç raportohete dhe në mediat online

Implikimi në afera korruptive i këtij grupi, ngre dyshimin e arsyeshëm, se e njëjta skemë përfitimi mund të jetë përdorur dhe në Shqipëri në rastin e kontratave konçesionare”

Ata akuzojnë zyrtarët e dyshuar si përfshirë në këtë aferë për katër vepra penale

-Për prishje të garës dhe barazisë në tendera, keqadministrim të pasurisë publike

-Për falsifikim të objektit të truallit të ndërtimit, shpërdorim të buxhetit të shtetit

-Për evazion fiskal dhe pastram të produkteve të veprës penale

-Për për përfshirje të krimit të organizuar ndërkombëtar/abcnews.al