Nisma për vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës, Pri: Vrapova 100 kilometra nga Tirana për në Shkodër

schedule09:09 - 14 Qershor, 2024

schedule 09:09 - 14 Qershor, 2024

Nailir Piri është shkodrani që përshkroi 100 kilometra në këmbë nga Tirana në Shkodër, për rreth 20 orë.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ai rrëfeu eksperiencën e tij, e cila ishte një nismë për vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës.

Gjithë misioni i Pirit u transmetua ‘live’ në rrjetin social TikTok.

“E nisa si sfidë, por përfundoi si mision. Rrugës më zuri shiu. Nga Tirana jam nisur, në Shkodër përfundova. Lodhjen e ndjeva afër 15 kilometra larg Shkodrës. Në një moment ishte aq errësirë sa isha në rrezik nga makinat që nuk më shihnin. Nuk kam fjetur gjatë garës, konsumoja vetëm kafe. Mirëpo kisha vëllain q ëmë ndiqte nga pas, por me makinë. Më bënte dritë gjatë natës. Misioni zgjati 19-20 orë. U nisa në orën 10 të paradites dhe arrita në Shkodër në orën 5 të mëngjesit.”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!