Nisma e veçantë në Ukrainë, pastrimi i rrënojave nën ritmet muzikore

schedule14:29 - 24 Korrik, 2022

schedule 14:29 - 24 Korrik, 2022

Shumë qytete ukrainase janë kthyer në “fantazma” nga bombardimet e vazhdueshme ruse, që prej nisjes së luftës në 24 shkurt.

Një nismë e veçantë është ndërmarrë në fshatin Yahidne, të Chernihiv. Pamjet e publikuara tregojnë vullnetarët duke pastruar në rrënojat e një qendre kulturore të shkatërruar nga bombardimet ruse.

Yahidne, në veri të Kievit, u vu nën sulm të vazhdueshëm në fillim të luftës, ku banorëve iu desh të fshiheshin në bodrumin e shkollës për javë të tëra.

Imazhet nga fotografi i Reuters, Viacheslav Ratynskyi, tregojnë një atmosferë feste mes vullnetarëve të shtunën, ku kishte edhe muzikantë që dhuronin atmosferë.

Veprimtaria u organizua nga lëvizja vullnetare Repair Together, të cilët udhëtojnë nëpër rajone që nuk janë më të pushtuara nga Rusia për të ndihmuar banorët vendas të pastrojnë ndërtesat e dëmtuara të shoqëruara me muzikë elektronike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!