Nisma e veçantë e furrës së bukës, shet petulla me flamurin ukrainas, lëkët i dërgon për fëmijët refugjatë

schedule15:39 - 4 Mars, 2022

schedule 15:39 - 4 Mars, 2022

Në një nga kohët më të vështira të shekullit, një furrë në Gjermani vendosi të bënte ndryshimin.

Furra e bukës “Huck” në Frankfurt ka filluar të shesë “petulla paqeje” për të mbështetur Ukrainën dhe ka treguar fuqinë e vërtetë të solidaritetit. Me krem ​​në ngjyrat e flamurit të Ukrainës, çdo petull kushton vetëm 1 euro. 100% e të ardhurave do të shkojnë për fëmijët që së bashku me prindërit e tyre u detyruan të largohen nga vendlindja dhe të kërkojnë strehim në këtë qytet.

“Ne menduam se duhet të bëjmë diçka shumë shpejt dhe pa burokraci,” tha pronarja e furrës Tanjia Huck. “Ne vendosëm të krijojmë një produkt shtesë që nuk kushton shumë, kështu që kushdo mund ta blejë dhe ta çojë me kafenë e tij në zyrë”.

Nisma filloi të enjten dhe tani e tutje duket shumë e suksesshme në vetëm pak orë u shitën 600 petulla dhe u bënë 300 porosi për një ditë. Me vetëm një postim në rrjetet sociale, projekti pati një jehonë të madhe, pa e pritur askush.

“Porositë e para erdhën menjëherë dhe deri në orën 8 të mëngjesit ne ishim pothuajse të shitur,” tha Huck.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!