Nisma e PD dhe PS për hapjen e dosjeve, Bushka: Asnjëherë vonë për të zbardhur të vërtetat

schedule12:04 - 21 Shtator, 2022

schedule 12:04 - 21 Shtator, 2022

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të diskutuar nismat e Patisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. PS kërkon verifikimin e certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese. Ndërsa nga ana tjetër PD do që të hapen të gjitha dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka theksoi rëndësinë e këtyre nismave për të zbardhur të vërtetat e së kaluarës. Bushka tha se sot ka lindur nevoja nga këto informacione të reja që Autoritetit të Dosjeve t’i jepet kompetenca për t’i shqyrtuar këto të dhëna dhe dokumente për persona të caktuar që kanë pasur një histori gjatë regjimit komunist.

“Është detyra jonë që të marrim nisma dhe tu përgjigjemi nevojave në shërbim të së vërtetës. Transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që duhet të zbatohet dhe i hap rrugës që i shërben interesit kombëtar”, tha Bushka.

Pyetjes së bërë shpesh se përse sot kjo nismë, Busha iu përgjigj duke thënë se nuk është asnjëherë vonë. “Kam dëgjuar pse sot? Sepse asnjëherë nuk është vonë. Sot Këshilli i Europës do të fusë në rezolutë të re që kanë të bëjë me të drejtat e informimit për dokumentet historike me fokus regjimet totalitare”, deklaroi Bushka.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve është e pranishme edhe kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, e cila inicioi kërkesën për ndryshimet në ligj për rastin e ish-presidentit Ilir Meta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!