Marash Kumbulla është një nga tre lojtarët që ka zgjedhur Hellas Verona për një gjest solidariteti. Klubi italian ka krijuar hashtagun #TëNdihmojmëVeronën dhe ka vendosur që lojtarët të nxjerrin në ankand uniformat e tyre të ndeshjeve kundër Torinos, Sampdorias dhe Genoas.
Paratë e fituara do të dërgohen në ndihmë të personelit mjekësor në këto kohë të vështira prej koronavirusit. Fanellat do të jenë të firmosura nga lojtarët dhe kjo është thirrja e 20-vjeçarit shqiptar.
“Kjo është fanella ime e firmosur, e kam nxjerrë në ankand për të mbledhur fonde në ndihmë të personelit mjekësor në Verona në këtë moment emergjence. Bej ofertën tende, ndihmo edhe ti”, janë fjalët e djaloshit nga Malësia e Madhe. /abcnews.al