Celta Vigo nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Elche ditën e premte. Pika e marrë jashtë fushe vlen, por jo për drejtuesit e klubit galician.
Vendi i katërt nga fundit dhe vetëm 7 pikë në 9 javë janë shumë pak për Celtan. Nisja e dobët e sezonit të ri ka sjellë shkarkimin e trajnerit Oscar Garcia.
47-vjeçari mori drejtimin e ekipit spanjoll nëntorin e vitit të kaluar dhe tani do i duhet të pushojë disi, për t’u përgatitur për një aventurë të rë në karrierë. /abcnews.al