Nisin sot provimet e minimaturës, mbi 31 mijë nxënës testohen në gjuhën shqipe

schedule09:56 - 20 Qershor, 2022

schedule 09:56 - 20 Qershor, 2022

Minimaturantët i nënshtrohen ditën e sotme provimit të detyruar të Gjuhës shqipe.

Rreth 31350 nxënës do të marrin pjesë në provim, ndërsa në proces janë të përfshirë rreth 6000 mësues.

Provimi zgjat dy orë e 30 minuta dhe minimaturantët duhet të paraqiten nëpër shkolla 1 orë e 30 minuta para se të fillojë provimi.

Pas këtij provimi, nxënësit do i nënshtrohen edhe testimit në gjuhën e huaj dhe lëndën e matematikës.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë hartohen nga QSHA dhe vlerësohen nga mësues të certifikuar nga Zyrat Arsimore Vendore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!