Nisin rinovimet tek Interi, zikaltërit pranë firmës me liderin e skuadrës

schedule15:38 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:38 - 16 Korrik, 2020

Interi ka filluar të rinovojë me disa lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Talenti Esposito pritet të hedhë firmën i pari, por sipas medieve italiane, firma e radhës që do të pasojë do të jetë ajo e portierit Handanovic.

Portieri zikaltër, tashmë 36 vjeç, pritet të rinovojë dhe për një tjetër sezon tjetër, me kontratën e tij që skadon verën e ardhshme. Handanovic ka luajtur 332 ndeshje për Interin në të gjitha kompeticionet.

Në këto 332 sfida, slloveni ka arritur ta mbajë rrjetën e tij të paprekur në 115 prej tyre, duke u shndërruar në një nga portierët më të mirë në botë./abcnews.al