Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se duke filluar nga data 18 Shtator do të fillojne punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesen Rinas në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun. Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushë-Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës. Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas. Ndërsa Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës- njoftojnë Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor. /abcnews.al
Nisin punimet në Vorë-Fushë Krujë, ARRSH njofton për bllokim të trafikut
schedule18:47 - 17 Shtator, 2018
schedule 18:47 - 17 Shtator, 2018