Nisin kontaktet e para, Eintracht Frankfurt tenton legjendën e Realit

schedule16:39 - 7 Maj, 2021

schedule 16:39 - 7 Maj, 2021

Raul Gonzales duket se përveç aftësive të mira në fushën e lojës, di të bëjë mirë edhe jashtë saj, në bankinë. Aktualisht ai drejton ekipin e dytë të Real Madrd dhe po bën shumë mirë, duke luftuar për ngjitjen ne Segund Division dhe po prodhon talente, që kanë depërtuar në ekipin e parë.

Të gjithë arritjet e ish-sulmuesit i ka vënë re Eintracht Frankfurt. Trajneri aktual, Adi Hütter do largohet në fund të sezonit dhe drejtuesit e shohin Raul si njeriun e duhur për një projekt të bazuar te talentet e akademisë dhe lojtarë të rinj, të ardhur nga liga më të ulëta.

 

Goal Germany raporton se kanë nisur kontaktet e para mes palëve, që janë treguar të hapur për këtë lëvizje, por për momentin kanë ngrirë negociatat për shkak se të dy palët janë në garë për përmbyllur me sukses sezonin aktual. /abcnews.al