Nisin karnavalet në Rio, plot shkëlqim dhe ngjyra

schedule11:17 - 12 Shkurt, 2024

schedule 11:17 - 12 Shkurt, 2024

Mijëra brazilianë me kostume të veçanta kërcyen nën ritmet e sambas pasionante të dielën mbrëma, ndërsa Rio de Zhaneiro nisi konkursin e tij të famshëm të karnavaleve.

Me parada shumëngjyrëshe, daulle dhe një mori interpretuesish të zbukuruar me pupla, 12 shkolla samba do të garojnë për titullin e kampionëve të karnavaleve.

Rreth 70 mijë spektatorë do t’i brohorasin nga tribunat e mbushura të stadiumit Sambadrom, ndërsa miliona spektatorë pritet ta ndjekin karnavalin drejtpërdrejt në televizion.

Por karnavalet në Brazil janë më shumë se një festë. Shkollat ​​e Sambas janë të rrënjosura prej vitesh në Brazil, çdo paradë tregon një histori që shpesh është një koment i ngjarjeve politike, sociale dhe historike.

Paradat ishin veçanërisht politike gjatë mandatit të ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili u përball me akuza për autoritarizëm, racizëm, shkatërrim mjedisor dhe një trajtim katastrofik të Covid-19. E gjithë kjo ishte një frymëzim për shkollat ​​samba gjatë mandatit të tij (2019-2022).

Samba u shpik një shekull më parë nga pasardhësit e skllevërve afrikanë dhe është një nga simbolet më të rëndësishme të kulturës popullore braziliane, por edhe të Rios. Edhe pse disa rrethe të Rios vuajnë nga krimi në rrugë, qyteti ka vendosur mijëra oficerë policie gjatë karnavaleve, veçanërisht rreth stadiumit Sambadrom./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!