“Trump Organziation” është vënë nën hetim nga Prokurorja e Përgjithshme e New York. Në qendër të hetimeve janë përpjekjet për blerjen e një skuadre amerikane të futbollit profesional.
Prokurorja e përgjithshme e New York, Leticia James, ka nisur një hetim civil për aktivitetin e “Trump Organization”. Lajmi është publikuar nga Nju Jork Tajms, duke shtuar se drejtuesit e Deutsche Bank dhe Investor Bank, u detyruan të dorëzojnë dokumentet që lidheshin me financimin e të paktën katër projekteve kryesore të fondacionit.
Gjithashtu janë marrë më pyetje dhe disa persona. New York Times raporton se hetimet për “Trump Organization”, kanë të bëjnë dhe me përpjekjet, më pas të dështuara, për të blerë në 2014-n një skuadër të futbollit amerikan, Bufalo Bills, të New York.
Hetuesit janë përqendruar më shumë tek Deutsche Bank, një nga pak banka që është ende e gatshme për ti dhënë kredi Donald Trump, vitet e fundit. Banka gjermane është gjithashtu në qendër të dy hetimeve të tjera nga Kongresi amerikan.
Hetimet e reja të Prokurorisë së Përgjithshme, u nxitën nga dëshmia në Kongres e Michael Cohen, ish avokat i Trump. Cohen, ndër të tjera, pranoi nën betim, se kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte fryrë vlerën e vërtetë të aseteve të tij në deklarimet financiare të prezantuar në Deutsche Bank./abcnews.al

