Një 23-vjeçar ka bërë një kallëzim në policinë e Kavajës duke pretenduar se disa persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar.
Menjëherë forcat e rendit kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rastin në fjalë.
Njoftimi i policisë:
•Më datë 18.04.2021, shtetasi R. Sh., 23 vjeç, kallzon se në Kavajë, persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar atë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./abcnews.al/