Marcelo Bielsa është pa ekip që pas shkarkimit nga Leeds United. Për argjentinasin tashmë ka një ofertë dhe bisedimet kanë nisur.
Presidenti i Santos, Andres Rueda, e ka kontaktuar “El Loco”-n, i cili në fakt nuk është se dëshiron të marrë drejtimin e një ekip kur sezoni ka nisur.
Santos gjithsesi i ka idetë e qarta dhe është gati ta “prenotojë” Bielsan për në vitin 2023, që ta nisë nga fillimi sezonin me klubin e dytë më të suksesshëm në Brazil. / abcnews.al