Nisi të shkruaj që 8-vjeç dhe poezinë e parë e botoi kur ishte në klasën e 8, historia e poetit të dashurisë

schedule20:25 - 4 Shkurt, 2023

schedule 20:25 - 4 Shkurt, 2023

Mendimet, ndjenjat dhe emocionet i hedh në vargje.

Vangjel Zafirati është një poet në Sarandë. Nisi të shkruante poezi që kur ishte 8 vjec. Poezinë  e parë e botoi në klasën e 8 në gazetat e asaj kohe.

Kthehet pas në kohë dhe kujton poezitë e para.

“Fillimisht e pashe si nevojë të brendshme për tu shprehur, për të shprehur emocione të caktuara, shkrova disa poezi të cilat i dërgova në organet e kohës edhe u botuan. Ishin poezi lirike të moshës, më tepër ishin përshtypje, emocione, është momenti i ndarjes që mbaron një cikel dhe vazhdon një cikël tjetër, gjurmët emocionale që kisha kaluan në vargje në poezi. Më vonë e kuptova që ishte një pasion që nuk po më linte, nga ana e të shkruarit poezia, nga ana tjetër përveç pasionit e ndjeja si nevojë, si një strehë, jo thjesht për të gjetur strehën për të shpëtuar nga ambjenti por si strehe të ndjenjave, ndonjëherë rri edhe tani të mendoj pse shkruaj?!”

Lindur dhe rritur në Sarandë deti është për të padyshim frymëzimi më i madh.

“Mendoj që është më shumë fat njeriu që zgjohet në mengjes edhe shikon detin, diçka që hapet përpara tij pa asnjë lloj kufizimi, për mua deti është një qenie e gjallë sepse fryëzmon, brengoset, revoltohet, dhe lexon për detin disa vargje poezie.”

Një poet nuk mund të mos i shkruaj dashurisë. Vangjel Zafirati e përshkruan si ndjenjën më sublime.

“Si ndjenjen me sublime, pa dashurinë nuk mund të shkruash dhe nuk mund të funksionosh si njeri, tek një nga librat shkruaj (pra dedikim asaj gruaje që e dashuron edhe e frymezon) këto poezi nuk do ishin shkruar pa ty, pa frymëmarrjen tënde, lexoji të lutem.. është heshtja ime ….dashuria ime.. nuk ka me nevojë për koment”.

Thotë se pasion për të është edhe përkthimi.

“Përkthimi mund të plotësojë diçka nga ana ekonomike, por unë më teper kam punuar me perkthimin si pasion, sepse i desha dhe me pelqeu poezia qe kam perkthyer me gjuhen greke,  që unë të përkthej ndjenjën e dikujt duhet të futem në atë ndjenjë duhet të futem të poetika e tij  dhe mos të përcjell fjalën, por ndjenjen dhe emocionin, ajo që zakonisht humbet gjatë përkthimit. Gjithë çështja në përkthimim tim është që të përcjellesh emocionin që lexuesi i huaj të përjetoj të njëjtën ndjenjë, që përjeton edhe lexuesi kur e lexon në origjinal.”

“Qyteti me diell”, “ Gur edhe Det” “ E zeza eshte e bardhe”  janë disa nga vëllimet poetike të Vangjel Zafiratit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!