Nisi lufta, mijëra pushtues ukrainas mbeten të bllokuar në Egjipt

schedule17:35 - 3 Mars, 2022

schedule 17:35 - 3 Mars, 2022

Që kur Rusia pushtoi vendin e tyre, rreth 17,000 pushues ukrainas kanë mbetur të bllokuar në zonat turistike të e Egjiptit në Detin e Kuq.

“Panik, lot, tronditje!” kështu e përmbledh Natalia Miroshnikova. Ajo ishte në udhëtimin e saj të parë jashtë vendit, një javë në Sharm el-Sheikh me burrin dhe djalin e saj, por kur ata u përpoqën të largoheshin herët më 24 shkurt, nuk kishte asnjë shenjë të fluturimit të tyre çarter.

Ajo zbuloi se lufta kishte nisur nga një mesazh i dërguar nga shkolla e djalit të saj, raporton BBC.

“Të thuash se ishim të tronditur është pak. Jemi në një vend të huaj dhe të gjithë të afërmit, të njohurit tanë, në fakt gjithë jetën, mbetën në shtëpi në Ukrainë,” thotë ajo.

Një tjetër pushuese ukrainase e bllokuar, Julia, nënë e binjakëve nëntë vjeçarë, që qëndronte në Hurghada, u detyrua t’u tregonte fëmijëve të saj lajmin.

“Kam qarë gjatë gjithë kohës për ditët e para dhe nuk mund t’i fsheh ndjenjat e mia,” pranon ajo. “Burri im është në Kiev dhe është shumë shqetësuese”, shton ajo.

Ukrainasit tani mund të zgjedhin të qëndrojnë në hotelet e tyre për një periudhë të gjatë me një çmim të lirë ose të zhvendosen në strehim me tre yje të paguar nga qeveria egjiptiane.

Rusët kanë përbërë më parë numrin më të madh të turistëve në Egjipt, dhe ukrainasit gjithashtu.  Hotelet tani po këshillohen që të përpiqen t’i mbajnë të ndarë dy kombësitë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!