Nishani zbardh takimin me Metën: Më tronditën faktet

schedule12:40 - 21 Nëntor, 2019

schedule 12:40 - 21 Nëntor, 2019

Ka përfunduar takimi i ish-Presidentit Bujar Nishani me kreun e shtetit Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Nishani zbardhi takimin me Metën, ku në fokus ka qenë çështja e Gjykatës Kushtetuese.

Sulmi ndaj kushtetueses, prishje të balancës kushtetuese mes insiticioneve të vendit dhe goditje e rëndë barbare ndaj Kushtetutës dhe Reformës në Drejtësi me aktin më të fundit që ka ndodhur me gjykatën kushtetuese”, u shptreh Nishani.

I pyetur për propozimin e SHBA për ta cuar çështjen e Kushtetueses në Komisionin e Venecias, Nishani tha se kjo nuk ka arsyetim.

Çështja e komisionit të Venecia është një çështje që nuk ka asnjë arsyetim politik, pasi Venecia në rastin e Reformës në Drejtësi i ka dhënë rekomandimet e saj, mbi bazë të tryre është shkruar Kushtetuta e vendit. Në këta rast janë  3 çështje që nuk kanë nevojë për interpretim por për zbatim. Gjykata bëhet nga 9 anëtarë, 3 nga Presidenti, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Janë çështje që janë të qarta dhe nuk kanë nevojë për interpretim por për zbatim”, tha ish-Presidenti.

Më tej Nishani theksoi se nuk beson se Presidenti është nën presin ashtu sikurse artikulohet së fundi, por gjatë bisedës ka zbuluar fakte tronditëse për kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Nuk besoj se Presidenti është nën presion. Duket dhe vërtetohet që Presidenti nuk është nën presion por se cilat janë komuniket e presidenit i takojnë atij ti bëjë publike.

Në bisedë mua më tronditën faktet që kanë të bëjnë me kapjen e sistemit të drejtësisë. Duke u munduar të infektojnë rëndë pavarësinë dhe profesionalizimin asaj që është gjykata me e lartë, Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Më tej Nishani komentoi edhe çështjen e shpërndarjes së Parlemntit dhe shkarkimin e Besnik Muçit.

Çështja e zgjedhjeve të parakoshme dhe shpërndarja e parlamentit nuk kanë qenë në diskutimin tonë. I takon gjykatës Kushteuese që të japë vendimin e saj dhe në gjykimin tim ky parlament nuk duhet të funskionojë.

“Besoj se arsyetimi i Muçit është i saktë, si prokuror nuk ekziston më. Po flasim për procesin. Në rastin konkret po flasim se jo çdo individ hyn në vetting”, tha ish-Presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!