Nishani thirrje Metës: Po instalohet modeli i juntës ushtarake

schedule11:15 - 11 Prill, 2019

schedule 11:15 - 11 Prill, 2019

Ka kundërshtuar ish-Presidenti Bujar Nishani vendimin e Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të marrë në dorë sigurinë e aeroportit të Rinasit.

Në një status në rrjetet sociale për ish kreun e shtetit, ky vendim është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake, kjo pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë, vetëm në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë.
Si ish-President i vendit, Bujar Nishani i bën thirrje Ilir Metës dhe Komandantëve të Forcave përkatëse dhe atyre të njësive të caktuara, të mos bëhen pjesë e një cenimi të rëndë të Rendit Kushtetues dhe integritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!