Nishani: Mos u shqetësoni për ligjin e Presidentit, pas 6 muajsh kemi maxhorancë të re

schedule14:57 - 6 Nëntor, 2020

schedule 14:57 - 6 Nëntor, 2020

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me projektligjin e maxhorancës, përmes të cilit synohet kufizimi i kompetencave të kreut të shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani bën thirrje që askush të mos i kushtojë rëndësi këtij ligji sepse sipas tij, pas 6 muajsh, “Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik!”

“Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !
“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit”, shkruan Nishani.

Abcnews.al raportoi ekskluzivisht paraditen e sotme në lidhje me ndryshimet ligjore që në një farë mënyrë ia kufizojnë kompetencat presidentit përmes përcaktimit të afateve kohore, gjatë të cilave ai duhet të shprehet për dekrete të ndryshme.

Reagimi i plotë
Idioti provokator ka hedhur në tregun e idiotësive të tij të pafundme të ashtuquajturin “Ligji për Presidentin e Republikës”

Në këtë botë ka “idiotë të dobishëm” dhe “idiotë të dëmshëm”
Idioti i dëmshëm në rastin tonë, nuk ka bërë një ligj për Presidentin e Republikës por ka shkruar një Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar, duke provokuar rëndë Kushtetutën e Republikës, seriozitetin e shtetit, kodet e një shoqërie normale civile.

Idioti i dëmshëm që ka humbur çdo lloj ekuilibri, nuk mund të imagjinoi dot një shtet me “Kryetar Shteti”, me “Institucionin e Presidentit të Republikës”, me “Kushtetutë” “Kode” e “ligje” që rregullojnë e mbrojnë shtetin, sistemin, qytetarin !

Idioti i dëmshëm ka vetëm një model që reflekton! Idiotësinë !

Çdo vend (Republikë) në botë, i madh apo i vogël, i pasur apo i pazhvilluar, në Evropë, Afrikë, Azi apo Amerikë e ka një Ligj për Presidentin e Republikës.

Paçavurja e idiotësisë që paraqitet tek ne nuk ka asnjë lidhje e asnjë ngjashmëri minimale me askënd, me asnjë me askund në botë !

Sot në Shqipëri nuk ka më vlerë asnjë legjislacioni (ose kriminal ose sharlatan) që prodhohet nga minoranca pushtetmbajtëse.

Askush të mos i kushtojë vëmendje e të shpenzojë kohë për të.

Nuk ja vlen për asgjë !

Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !
“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit.

Korrupsioni, hajdutëria, inkriminimet, shkatërrimet, dhunimet, do të kalojnë rreptësisht në “vrimën e gjilpërës” së atij legjislacioni, për këdo që sot bën rrolin e idiotit !

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!