Nishani: Bashkimi i PD-së i tmerron armiqtë

schedule14:55 - 10 Tetor, 2021

schedule 14:55 - 10 Tetor, 2021

Ish-presidenti Bujar Nishani, i rreshtuar në krah të Sali Berishës në nismën kundër Lulzim Bashës në një postim në rrjetet sociale shprehet se armiqtë e PD-së sot janë bërë avokatët e kryedemokratit. Sipas tij, bashkimi dhe forcimi i PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

“Shumë interesante por e qartë si kristali. Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike. Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik. Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu” shprehet ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!