Anija kozmike e Elon Musk, “SpaceX Crew Dragon”, me katër astronautë, u lëshua nga Kepi i Canaveralit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ky është misioni i parë operativ i NASA-s, pas fillimit historik të provës në maj me dy kozmonautë të tjerë në ISS, nëntë vjet pas anijes hapësinore.
Në bordin e kapsulës, të quajtur “Resilience”, ndodhen tre amerikanë të NASA-s, komandanti Michael Hopkins, piloti Victor Glover, specialisti i misionit Shannon Walker dhe një astronaut i Agjencisë Hapësinore Japoneze (Jaxa) Soichi Noguchi.
Të katër astronautët do të qëndrojnë në Hapësirë për gjashtë muaj, gjatë të cilave ata do të kryejnë eksperimente të ndryshme shkencore.
Këtë herë Elon Musk, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i SpaceX, u detyrua të mbikëqyrë nisjen e anijes së tij “Crew Dragon” nga larg, për shkak të situatës së koronavirusit.
Për të siguruar suksesin e misionit, NASA ka futur masa të ashpra anti-Covid, duke filluar me astronautët, të cilët i janë nënshtruar një karantine shumë të kontrolluar. g.v/abcnews.al