Nis viti jubilar i shpresës/ Besimtarët marshojnë nga monumenti i Papa Françeskut drejt katedrales “Shën Pali”

schedule11:19 - 29 Dhjetor, 2024

schedule 11:19 - 29 Dhjetor, 2024

“Viti 2025 është i shenjtë për kishen katolike. Jubileu 2025 u shpall nga Papa Françesku mbrëmjen e krishtlindjes. Sipas besimit katolik, ky eshte nje vit reflektimi dhe i faljes se mekateve permes lutjeve. Në Tiranë mengjesin e ketij 29 dhjetori u mbajt shtegtimi i besimtareve pas kryqit të shenjte si shenjë e fitores së Krishtit mbi të keqen.”

Ky shtegtim hap vitin jubilar të kishës katolike shqiptare.

Marshimi i besimtarëve, të njohur ndryshe si shtegtarët e shpresës nisi pranë monumentit të Papa Françeskut pranë bulevardit dëshmorët e Kombit dhe iu drejtuan Katedrales katolike “Shën Pali”.

Rruga e shtegtarëve pas kryqit të shenjtë u udhëhoq nga Imzot Arjan Dodaj.

Për besimtarët ky jubile është viti i shpresës dhe lutjeve për një jetë më të mirë.

Pas shtegtimit, besimtarët mbushën katedralen për të ndjekur meshën e shenjtë. Kreu i kishës katolike, Imzot Arjan Dodaj mesazhin e tij e adresoi tek shpresa, reflektimi dhe dialogu.

Ky kremtim është fillimi i një kalendari aktivitetesh nga kisha katolike në harkun e gjithë vitit për të rizgjuar shpresën dhe rigjallërimin e vlerave shpirtërore, përmes kremtimeve jubiliare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!