Ka përfunduar takimi në Bruksel i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.
Takimi nisur në orën 09:00 dhe më pas, sipas agjendës, do të ketë një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin me Borrell dhe Lajçak.
Pas takimeve bilaterale, do të pasojë takimi i përbashkët me Kurtin dhe Vuçiç.
Në përfundim pritet të ketë edhe një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit mes tyre. Kjo është hera e parë që liderët e dy shteteve takohen që prej muajit Maj dhe i pari që vjen që prej përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
Tensionet në veri të vendit sollën edhe një sërë sanksionesh nga Kosovës. Ndërkombëtarët dhe opozita ka drejtuar gishtin ndaj qeverisë Kurti për situatën e shkaktuar. Megjithatë, pas masave ndëshkuese, qeveria u tërhoq duke pranuar mundësinë për zgjedhje të reja me praninë e serbëve./abcnews.al