Ditën e sotme do të nisë vaksinimi i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin. Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se punonjësit e këtij sektori do të nisin sot të marrin dozën e parë të vaksinës në qendrën e vaksinimit ne sheshin “Skëndërbej”.
Në total janë 14 mijë punonjës të transportit publik në total që pritet të marrin vaksinën. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimeve në vendin tonë janë kryer 736, 365 vaksinime. Ditën e djeshme u shënua një numër i ulët i rasteve të reja me Covid, në 24 orë u regjistruan 14 persona pozitivë, ndërsa u raportuan 2 humbje jete.
Vaksinimi në vendin tonë po vazhdon prej javëve të para të Janarit, me vaksinat Pfizer, Astra-Zeneca, Sputnik V dhe ato kineze./ mv.abcnews.al